Shefi spanjoll i YouTube dënohet për vrasjen makabre në rezortin tailandez (fotot)

29/08/2024 15:44
Daniel Sancho Bronchalo

Daniel Sancho Bronchalo, pinjoll i një familjeje të njohur aktorësh në Spanjë, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi pranoi vrasjen e copëtimin e trupit të viktimës së tij.

Gjykata shpalli fajtor Daniel Sancho Bronchalo, i njohur për videot e gatimit në rrjetin YouTube, fajtor për vrasje me paramendim, në çështjen që ka tronditur Spanjën.

30-vjeçari është dënuar për vrasjen e 44 vjeçarit Edwin Arrieta Arteaga, një kirurg plastik nga Kolumbia, kur ata ishin të dy me pushime në rezortin tailandez Koh Pha-ngan në gusht 2023.

Çështja ka gjeneruar interes të gjerë në Spanjë teksa babai i të akuzuarit, Rodolfo Sancho, është një aktor i njohur dhe shumë gazetarë spanjollë ka shkuar për gjyqin në Tailandë.

Sancho pretendon se kishte lindur një konflikt pasi Arrieta tentoi ta sulmonte seksualisht. Ai tha se më pas Arrieta u rrëzua dhe goditi kokën në vaskë, duke humbur ndjenjat e më pas jetën.

Sancho ka pranuar copëtimin e trupit të viktimës dhe shpërndarjen e pjesëve në ishull dhe në det.

Gjykata e Koh Samui dha fillimisht dënim me vdekje për Sancho, por më pas e ktheu atë në burgim të përjetshëm prej “bashkëpunimit të tij gjatë gjyqit”, njoftonte policia vendase.

Avokati i familjes së viktimës Bussakorn Kaewleeled, tha se ata ishin të kënaqur me dënimin.

“Akuzuesit janë të kënaqur me dënimin, sepse ai do të burgoset dhe ata do të marrin një shpërblim financiar”, tha Bussakorn jashtë gjykatës.

Sancho pretendonte se kishte vrarë Arrieta për vetëmbrojtje dhe kishte fshehur më pas trupin e tij, por ai mohonte të kishte fshehur pasaportën e kolumbianit.

Tailanda mban dënimin me vdekje për krime të rënda si vrasje me paramendim, por rrallëherë kryen ekzekutime, teksa i fundit ka ndodhur në 2018, shkruan rrjeti The Mirror.

FOTO GALERI
1/3
Aktori spanjoll Rodolfo Sancho vjen ne Tailande per te degjuar verdiktin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA