Në pamje shihet momentet shokuese të rojës bregdetare spanjolle që përplas dhunshëm një gomone duke rrëzuar në det 4 pasagjerët e saj.
Video e xhiruar në plazhin Horcas Coloradas në Melilla (territori spanjoll në veri të Marokut), tregon barkën ilegale që raportohet se kishte vetëm tre emigrantë afganë, të cilët ndiqeshin nga mjeti kufitar.
Pasi refuzoi të bindej ndaj urdhrit të ndalimit mjeti i Gardës Civile spanjolle përplas barkën më të vogël duke i kaluar sipër e duke rrëzuar në det pasagjerët.
Autoritetet në Melilla kanë konfirmuar se asnjë nuk është lënduar në incident, shkruan rrjeti vendas RTVE Noticias.
Raportimet sugjeronin se barka po lundronte nga territori maroken drejt Melilla, duke anashkaluar kufirin tokësor mes territoreve. Autoritetet atje thanë se po vepronin në një ‘procedurë normale’ për të ndaluar mbërritjen e emigrantëve ilegalë.
Ministria e brendshme konfirmoi se katër pasagjerët e barkës ishin kthyer në Marok.
Ndërkohë një tjetër mjet ilegal raportohej më herët se kishte mbërritur në brigjet e Cala Gran Santanyí, në ishullin spanjoll të Mallorca.
Video dramatike e postuar në rrjetet sociale tregonte rreth 20 të rinj që zbrisnin prej saj, duke shkelur peshqirët e plazhistëve të tmerruar nga incidenti, shkruan Daily Mail.
Top Channel