Promovimi i turizmit shqiptar në Berlin, kryeministri Rama takohet me bosin e Qendrës së Panaireve: Morëm ftesë për të qenë Vendi i Nderit

27/08/2024 10:47

Shqipëria ka marrë një ftesë si Vendi i Nderit në panairin e turizmit që do të mbahet në Berlin, sipas asaj që shkruan kryeministri Rama.

Nga takimi me bosin e Qendrës së Panaireve në Berlin, Mario Tobias dhe drejtuesen e ITB, Deborah Rote, Rama tregon se Shqipëria ka fituar pozicionin qendror në panair dhe mbështetjen e ITB për promovimin e turizmit shqiptar në shfaqejn e madhe të Berlinit që do të mbahet në mars 2025.

“Me Mario Tobias, bosin e Qendrës së Panaireve të Berlinit, ku mbahet edhe panairi më i madh në botë i turizmit “ITB Berlin”, si edhe me Deborah Rothe, drejtuesja e ITB, për të diskutuar hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit, ku Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë Vendi i Nderit, duke fituar pozicionin qendror në panair dhe mbështetjen e ITB për promovimin e turizmit shqiptar në një zinxhir të tërë aktivitetesh që kulmojnë në mars 2025 në shfaqjen e madhe të Berlinit; një vlerësim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë dhe një promovim i jashtëzakonshëm global për Shqipërinë turistike”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA