Tragjedi në Nepal/ Nëntë alpinistë humbin jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë
Më shumë se 2,000 policë thuhej sot se janë angazhuar në Davao të Filipineve për të ndaluar një kult kristian të quajtur ‘Mbretëria e Jezusit’, dhe për të kapur liderin e tij, predikuesin Apollo Quiboloy, i cili arriti të largohej.
Por megjithë akuzat se ishte shndërruar në një qendër praktikash të ndaluara seksuale, anëtarët e kultit rezistuan ndaj policisë duke qëlluar me karrige, orendi dhe ujë të pisët, teksa oficerët bastisën kompleksin për të arrestuar liderin.
Pastori 74 vjeçar i kolonisë së besimtarëve, Apollo Quiboloy, akuzohet se ka krijuar një harem me ‘skllave seksi’ në kompleksin e tij në Davao dhe autoritetet po veprojnë për të ndaluar shkeljet e mundshme të ligjit ose lirive.
Por anëtarët e kultit mohojnë akuzat dhe kanë dalë në mbrojtje të liderit të tyre.
Zyrtarët thanë se 18 njerëz u arrestuan për pengim të drjetësisë ndërsa një burrë tragjikisht pësoi atak kardiak, gjatë operacionit ku disa oficerë u plagosën lehtë. Quiboloy – i cili kërkohet dhe nga FBI – mbetet në arrati.
Kreu i policisë vendase Jean Fajardo, tha: “Kërkimet ende vijojnë teksa radarët monitorues në tregojnë shenja lëvizjeje nën tokë”.
“Ne po ndjekim sinjalin dhe duket se ka shumë kalime të fshehta që lidhin korridoret”.
Quiboloy, i cili e quan veten “Bir i Zotit”, është akuzuar nga FBI për trafik seksual, mashtrim dhe mbajtje me detyrim dhe pastrim parash. Ai është bërë i famshëm fillimisht me predikimet televizive dhe me rrjetet sociale.
Quiboloy ka lidhje me familjen e fuqishme politike të ish-liderit Duterte, me të cilin ka qenë këshilltar derisa sa presidenti u largua nga pushteti në 2022, shkruan rrjeti britanik The Mirror.
Top Channel