Kriza e Milanit, Kasano sulmon Leaon: Nuk di të luajë futboll. Fonseka t’i tregojë derën edhe Teo Hernandezit

27/08/2024 14:42

Antonio Kasano, ish-sulmues i Milanit ka kritikuar ashpër sjelljen e yllit të skuadrës kuqezi, Rafael Leaos.

Italiani thotë se ai nuk di të luajë futboll dhe së bashku me Teo Hernandezin janë problem më i madh i skuadrës sot.

“Leao është një problem. Më kujtohet shembulli i Barcelonës së Ronaldinjos, kur ai shkoi ishte e lehtë, por kur ai nuk u kthye, klubi bëri një lloj përmirësimi në mbrojtje që e lejoi atë të mendojë vetëm për sulmin. Nëse edhe Leao dëshiron të luajë kështu duhet të jetë gjithmonë vendimtar si Ronaldinjo, por Leao nuk di të godasë në portë, ai nuk e di se çfarë do të thotë të dish të luash futboll”.

Kasano nuk kursen as Teo Hernandez, performanca e të cilit në Parma ishte e shumë e dobët: “Çfarë problemi ka ai? A dëshiron të largohet? A do më shumë para? Në këto dy ndeshje ishte fajtor te goli i Zapatës, por edhe ndaj Parmës të dy golat janë faji i tij. Çfarë problemi ka?”

Në fund, ka disa këshilla edhe për trajnerin Paulo Fonseka.

“Këto janë problemet që ka Fonseka dhe Milani, të cilat brenda 4-5 ndeshjeve duhet t’i zgjidhë. Leao, nëse bëhet vendimtar, mirë, nëse jo, mos u shqetëso, ule në stol. Teo, nëse ka një problem do ta zgjidhë me kontratë të re, nëse jo, atëherë ja ku është dera… le të ikë. Fonseka duhet të jetë drastik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA