Zgjedhjet në Himarës nuk do të përsëriten.
Opozita shënoi një tjetër humbje në betejën e saj për të rimarrë Bashkinë ku shënoi disfatën e radhës në librin e proceseve zgjedhore, pasi Komisioni i Ankimimeve dhe sanksioneve la në fuqi vendimin qe shpalli fitues Vangjel Tavon.
Hetimi zgjedhor i 36 kutive te votimit te Himarës nuk arriti të provojë pretendimin kryesor të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që rreth 6 mijë votues nuk mundën të votojnë për shkak të kartave të skaduara.
Juristi i PS, Salianji tha: Ja pra u vertetua që nuk ishin 6 mije, por 160 të cilët nuk janë lejuar pasi kanë pasur kartë të skaduar. Pra u vërtetua që ishin justifikim për humbjen e radhës.
Megjithëse morën humbjen e radhës, për demokratët beteja vijon në një tjetër hallkë ankimore
Franci Nuri, juristi i PD: Në konsultim edhe me antarët e tjerë, do i drejtohemi Kolegjit Zgjedhor ku do të vijojmë betejën për Bshkine e Himarës
Vangjel Tavo duhet te prese edhe pak kohë për u ulur në karrigen e kryebashkiakut pasi opozita ka 5 ditë kohë për t’iu drejtuar Kolegjit, i cili pritet te mbyllë njëherë e mirë sagën për Bashkinë e Himarës.
Top Channel