Sherr mes tre personave në Bulqizë! Polici ndërhyn për t’i ndarë, por dhunohet nga 33-vjeçari

26/08/2024 10:27

Tre persona u përfshinë në një konflikt fizik mes tyre në Bulqizë.

33-vjeçari me iniciale H.H. dyshohet se për motive të dobëta u konfliktua me shtetasin 34-vjeçarin me iniciale K.Ç., 34 vjeç dhe 31-vjeçarin me iniciale L.Ç. Por, kur efektivët ndërhynë në konflikt, 33-vjeçari kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës një punonjës policie.

Shtetasi H.H., u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Goditja për shkak të detyrës” dhe filloi procedimi penal për shtetasin K.Ç., dhe shtetasen L.Ç., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA