Ministrja dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka takuar sot të ngarkuarën me punë të SHBA në vendin tonë Nancy VanHorn.
Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, Balluku shkruan se gjatë bisedës shprehën angazhimin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë, si shenjë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona.
“Me Nancy VanHorn, të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, shprehëm angazhimin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë, si shenjë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona. Duke i uruar suksese në misionin e saj në Shqipëri, e njoha Nancy VanHorn edhe me disa prej projekteve më të rëndësishme që Shqipëria është duke ndërmarrë, e ku SHBA na ka dhënë një mbështetje të pakursyer, veçanërisht në sektorin e energjisë”, shkruan Balluku.
Top Channel