Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të dytë, ku vetëm një skuadër ka arritur të jetë me pikë të plota.
Bëhet fjala për kampionët e Egnatias, e cila mori fitoren e dytë përballë Laçi me rezultatin 2-1 në Rrogozhinë.
Nga ana tjetër, i vetmi ekip me zero pikë është Dinamo, që pas disfatës me Egnatian javën e parë, u mposht dhe nga Bylisi në Ballsh.
Pas fitores me Partizanin, Vllaznia mori vetëm një pikë në “Klasiken” me Tiranën, duke shkuar kështu në kuotën e katër pikëve, ndërsa bardheblutë marrin kështu barazimin e dytë radhazi.
“Demat” e kuq morën fitoren e parë në kampionat, duke triumfuar përballë Skënderbeut, ndërsa AF Elbasani është surpriza e kampionatit deri tani, duke triumfuar 3-0 përballë Teutës.
REZULTATET (JAVA E 2-TË):
E DIEL (25.08.2024)
EGNATIA 2-1 LAÇI
PARTIZANI 2-1 SKËNDERBEU
VLLAZNIA 2-2 TIRANA
E HËNË (26.08.2024)
BYLIS 1-0 DINAMO
AF ELBASANI 3-0 TEUTA
JAVA E TRETË:
RENDITJA:
Top Channel