Konferenca e Ambasadorëve në Tiranë, Hasani: Politika e jashtme, arritje të panjohura më parë! Gati për Ligjin e ri të Shërbimit të Jashtëm

26/08/2024 09:45

“Konferenca e Ambasadorëve Diplo 2024” nisi punimet këtë të hënë në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, në fjalimin hapës, u shpreh se qëllimi i kësaj konferencë është për të diskutuar se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë në vijim.

“Me Konferencën e Ambasadorëve, ringjallim një traditë të dobishme për diplomacinë tonë. Konferenca është instrument efektiv se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë në vijim. Ndërkohë, politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit, ka pasur arritje të panjohura më parë, të cilat kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive. Nuk duhet ta ulim ritmin e punës, nuk duhet të ngecim në vend”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA