Elbasan “superior”! Verdheblutë dominojnë me tre gola Teutën në shtëpi dhe marrin fitoren e parë në elitë

26/08/2024 21:59

Elbasani ka marrë fitoren e parë në Kategorinë Superiore, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Teutën brenda në shtëpi.

Sfida në “Elbasan Arena” nisi me ritëm të lartë, teksa takimi u zhbllokua nga një supergol i Dros në minutën e 31’.

Më pas pjesa e dytë foli vetëm për “Tigrat”, të cilët shënuan të dytin me Hilën në minutën e 48’, ndërsa takimi u vendos nga Arsen Kasa në të 78’.

Falë kësaj fitoreje, Elbasani shkon në kuotën e katër pikëve, ndërsa Teuta vazhdon të qëndrojë me tre pikë falë fitores në ndeshjen e parë.

REZULTATI:

AF ELBASANI 3-0 TEUTA

Dros 31’, Hila 48’, A. Kasa 78’

FORMACIONET ZYRTAR:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA