“Diplomacia dështoi”/ Berisha reagon pas Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë: Rama nuk foli një fjalë për ngrirjen de facto të marrëdhënieve me Kosovën

26/08/2024 15:07

“Diplomacia dështoi”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një reagim pas Konferencës së Ambasadorëve, që po mbahet në Tiranë.

Sipas Berishës, konferenca mblidhet në një moment dështimesh të mëdha të politikës shqiptare, kur “kanë ngrirë marrëdhëniet me Greqinë”. “Edi Rama nuk foli një fjalë për ngrirjen pothuaj de facto të marrëdhënieve me Kosovën”, tha kryedemokrati.

“Edi Rama nuk foli një fjalë për marrëdhëniet e ngrira që ka krijuar ai në fqinjin jugor, kryekëput për interesa të tij mafioze të tij personale në trojet dhe brigjet e Bashkisë së Himarës. Nuk foli një fjalë për burgosjen e kryetarin e zgjedhur të bashkisë me rrëmbimin e mandatit në mënyrë që të garantojë se do të përvetësojë ato që nuk i takojnë.

Edi Rama nuk foli një fjalë për ngrirjen pothuaj de facto të marrëdhënieve me Kosovën, pasi më haptas se sa Aleksandër Vuçiç, Edi Rama shpalli sanksionet ndaj Republikës së Kosovës. Sulmoi me egërsi kryeministrin e saj, loboi me patuprësi për mosakordimin e liberalizimit të vizave, akt flagrant armiqësor ndaj një vendi të lirë dhe të pavarur, aq më tepër ndaj një vendi që banohet në 90 përqind nga shqiptarët.

Edi Rama ngriu marrëdhëniet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse u angazhua direkt në fushatë elektorale në mënyrën më ptë paskrupullt. Marrëdhënie pothuaj të ngrira janë dhe në Malin e Zi.

Të gjitha këto, sepse Tirana e Edi Ramës, Tirana zyrtare, nuk respekton asnjë parim të rregullojë marrëdhëniet ndërshtetërore, ndjek vetëm interesa mafioze, vetëm interesa klienteliste në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Së dyti, mashtroi, siç është zakon. E vërteta është se dhjetorin që kaloi, ndonëse u shpall me të madhe në Tiranë nga miqtë e Edi Ramës, se në dhjetor do të hapej kapitulli i parë i negociatave, në dhjetor Këshili Europian dhe Komisioni Europian i vendosën 5 kushte të reja. Shqipëria sot është vendi i burgosjeve politike, i persekutimit politi. Shqipëria so është vendi i vetëm në Europë në të cilën 3 liderë të partive kryesore opozitare janë në arrest, ose në ndjekje penale.

Pra, jo që s’ka progres, por në një rast unik po bën 4 vite që nga dita e vendimit për të hapur negociata, e vendimit në parim, por negociatat nuk janë hapur për kapitujt dhe kjo për shkak të qëndrimeve anti-demokratike, anti-kushtetuese të Edi Ramës.

Edi Rama në këtë takim u përpoq t’i jepte ngjyrat e zeza partiake diplomacisë shqiptare, ta paraqesë atë si diplomacinë e partisë shtet. Në këtë kontekst, jam i bindur se një diplomaci në funksion të interesave në funksion të Edi Ramës është një diplomaci në dëm të madh të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ndaj dhe unë iu bëj thirrje diplomatëve shqiptarë të qëndrojnë si përfaqësues të Shqipërisë, dhe jo të kreut të narko-shtetit, Edi Ramën.

Nuk mund të mos ritheksoj se kjo konferencë mblidhet në një kohë kur, pavarësisht nga lustrat, faktikisht Edi Rama është personi i vetëm që ka rekrutuar në korrupsion për ta nxitur kundër opozitës famëziun, Mc Gonigal, ish-shefin e kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun. Rekrutoi në korrupsion me Agaçin e tij, njeriun e besuar nga autoritetet italiane për të kontribuar në luftën kundër drogës në Shqipëri, gjeneral Lisin.

Edi Rama figuron tashmë në dosjet e mëdha, së bashku me vëllain e tij të vjedhjeve dhe trafiqeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA