Shoku i Amarildo Hoxhallarit, i cili u vra me thikë një ditë më parë në Astir është arrestuar.
Ai ishte në gjendje të dehur kur po drejtonte motorin me të cilin po udhëtonin të dy.
Dyshohet se ata po qarkullonin me motor në momentin që kanë ngacmuar partneren e Darmend Kelit, i cili tashmë është i arrestuar.
34-vjeçari është qëlluar katër herë me thikë nga 25-vjeçari Darmend Keli.
Motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia, pasi viktima ka ngacmuar partneren e autorit.
Autori është vënë në pranga nga policia dhe forcat “Shqiponja” në vendin e ngjarjes, pak pas konfliktit. 34-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por nuk ka mbijetuar dot si pasojë e plagëve të rënda.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal, dhe shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Shtetasi D. K., ditën e djeshme, në Unazë të Re, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital, ndërsa shtetasi A. M., drejtuesi i motomjetit ku ndodhej 34-vjeçari që ka ndërruar jetë, ka rezultuar se drejtonte motomjetin në gjendje të dehur”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel