Ish-e dashura e Matthew Perry tregon arsyen e vrazhdë pse u largua nga puna si asistentja e tij (fotot)

24/08/2024 17:20

Ish e dashura e më pas ish-asistentja e aktorit të ndjerë të serialit ‘Friends’, Matthew Perry ka shpjeguar së fundmi pse nuk punonte dot më si asistentja e tij.

Aktori i njohur për rolin e Chandler Bing në serialin e famshëm, ndërroi jetë në tetor 2023 nga efekti i drogave e qetësuesve që përdorte.

Autopsia zbuloi se aktori kishte vdekur nga mbidoza e qetësuesit anestetik ketamine, prej së cilës ishte mbytur në ujë në moshën 54 vjeçare.

Ish-e dashura e Perry, Kayti Edwards që më pas u bë asistentja e tij personale, foli për marrëdhënien e tyre të sikletshme në një intervistë me mediat në SHBA, ku zbulonte arsyet e ndarjes.

Edwards ishte shoqëruar për pak kohë me Perry në 2006 por mbetën miq në vitet në vijim, derisa në 2011 ajo nisi të punonte si asistentja e tij.

Gruaja thotë se Perry e paguante shumë mirë si asistente, por ajo nuk mund të vazhdonte punën duke parë masën e varësisë së tij ndaj qetësuesve e drogave.

“Matthew më paguante mirë por arriti në atë pikë sa duhet të largohesha pasi e dija se nuk do të qëndrojë të merrja rrogën duke e parë të vdiste, sepse më pas nuk do të jetoja dot me veten time”, thotë ajo.

Edwards kujtonte shpesh kur zgjohej natën për të marrë në telefon aktorin për t’u siguruar që ishte gjallë.

“Nuk më zinë gjumi duke ditur atë që i bënte vetes me substancat. Një nga arsyet që qëndrova aq sa qëndrova ishte se nuk doja ta lija vetëm “, shton ajo.

Perry kishte folur më parë për varësinë e tij, teksa tregonte se nuk e shikonte dot serialin ‘Friends.’

“Nuk e shikoja dot filmin pasi e dija se do të pija opiate, alkool apo kokainë”, ka thënë ai në një intervistë me rrjetin CBC.

“E dalloja fytyrën time si dukesha, ndryshimet në çdo sezon të serialit, të tjerët nuk mund ta dallojnë por unë po”, shtonte ai./DailyStar/

FOTO GALERI
1/3
Edwards ishte shoqëruar për pak kohë me Perry në 2006 por mbetën miq në vitet në vijim, derisa në 2011 ajo nisi të punonte si asistentja e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA