India mohon se ka shkaktuar përmbytjet në Bangladesh, pas përmbysjes së qeverisë (fotot)

23/08/2024 16:43

India është akuzuar nga fqinji i saj më i vogël se ka hapur digën në një lum të përbashkët duke shkaktuar përmbytje shkatërrimtare në Bangladesh.

Por qeveria indiane mohon akuzat se ka shkaktuar përmbytjet shkatërrimtare në Bangladesh, të cilat kanë dëmtuar miliona njerëz.

Zyrtarët në Daka thonë se përmbytjet janë shkaktuar nga vendimi për të hapur digën e lumit  Gumti në Tripura, krahina që ndan një kufi prej 800km me Bangladeshin por akuzat u refuzuan nga Delhi.

Përmbytjet ndodhën disa ditë pasi kryeministrja Sheikh Hasina u detyrua të dorëhiqej pas protestave masive të studentëve. Ajo u largua drejt Indisë, ndërsa qeverinë e përkohshme Bangladesh aktualisht e drejton nobelisti Mohamed Yunus.

Mohammad Nahid Islam, këshilltar i qeverisë së tranzicionit tha dje se India ka hapur digën pa paralajmërim duike mosi i dhënë Bangladeshit kohë për t’u mbrojtur.

“India ka shfaqur një qasje inhumane dhe jo-bashkëkëpunuese duke hapur digën papritur”, tha Nahid për revistën vendase Protom Ato.

Komentet e tij erdhën pas protestave të studentëve të disa universiteteve për rolin e Indisë në përmbytjet, dhe ku kërkohej marrëveshje e drejtë e ujit me Delhin – çka është një çështje e vjetër problematike mes dy vendeve.

Ministria e jashtme indiane tha se disa zona të lumit Gumti, i cili kalon mes Indisë e Bangladeshit kanë dëshmuar reshje të mëdha këtë vit, dhe kjo ka shkaktuar përmbytjet, si dhe shtonin se diga Dumbur është 120km larg Bangladeshit.

Marrëdhëniet mes Indisë e Bangladeshit janë komplikuar që prej largimit me forcë të kryeministres Hasina, me të cilën Delhi kishte lidhje të forta. Qeveria e re në Bangladesh ka kërkuar ekstradimin e ish-kryeministres që kërkohet për vdekjen e më shumë se 400 njerëzve në prostestat e drejtuara nga studentet që e rrëzuan nga pushteti, shkruan rrjeti The Guardian.

FOTO GALERI
1/2
Marrëdhëniet mes Indisë e Bangladeshit janë komplikuar që prej largimit me forcë të kryeministres Hasina, me të cilën Delhi kishte lidhje të forta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA