Aktorja amerikane Nathalie Fay arrestohet për rrahjen e të dashurit (fotot)

22/08/2024 17:26

Aktorja amerikane e serialit të njohur ‘Hangover” Nathalie Fay është arrestuar pasi qëlloi me grusht të dashurin e saj në fytyrë në Miami.

36-vjeçarja u ndalua me akuza dhune shtëpiake në fundjavë, kur kishte sulmuar të dashurin e saj kur ai kishte ardhur ta merre nga një ndeshje miqësore e Miami Dolphins në futbollin amerikan, shkruan rrjeti vendas TMZ.

Aktorja e lindur në Kanada, njihet në serial si recepsionistja tërheqëse e Caesars Palace në “Hangover” — ndërsa tashmë akuzohet se ka sulmuar me grusht të dashurin pasi e kishte pyetur se “ku kishte qenë para se të vinte ta merrte”.

Fay besohet se i kishte treguar të dashurit, i identifikuar vetëm si Brady, një hartë në celular për të provuar se ai nuk ishte aty ku thoshte se ishte, dhe më pas e qëlloi me grusht.

I dashuri i aktores tha në polici se ‘ishte detyruar të dilte nga makina për të shpëtuar prej saj’.

Ish-aktorja që tashmë punon me pronat e patundshme u prangos nga oficerët që erdhën në vendngjarje, ndërsa i dashuri refuzoi ofertën e tyre për ta çuar në spital pas goditjes nga grushti i gruas.

Fay ka disa role ekrani në emrin e saj, përfshi dhe atë në filmin me Bradley Cooper në 2009.

Ajo ka luajtur gjithashtu në filmat e komedisë  “Old School,” “Due Date” e “Blonde and Blonder”, shkruan rrjeti vendas The Post.

FOTO GALERI
1/3
Ajo njihet në serial si recepsionistja tërheqëse e Caesars Palace në “Hangover”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA