Nigerianët në krizë inflacioni ‘tërbohen’ nga avioni i ri i presidentit (fotot)

21/08/2024 18:34
Avioni është në fakt një model 15-vjeçar me një vlerë tregu rreth $600m

Shumë nigerianë raportohet se kanë reaguar me zemërim pasi një avion i ri është blerë për presidentin e vendit Bola Tinubu në një kohë krize të ashpër ekonomike në vend, shkruan rrjeti BBC.

Blerja e re vjen vetëm dy javë pasi mijëra njerëz dolën në rrugët e vendit për të protestuar mbi rritjen e kostove të jetesës dhe krizës së urisë.

Presidenti i vendit me popullatën më të madhe në Afrikë Tinubu është zgjedhur vetëm një viut më parë dhe ka nisur reforma ekonomike ‘kursimi’ me heqje të subvencioneve të karburanteve deh kjo ka sjellë krizë të ashpër për popullatën dhe inflacion në rreth 30%.

Por president Tinubu thotë se reformat janë të nevojshme për reduktimet e shpenzimeve qeveritare dhe “për të stimuluar rritjen afat-gjatë”.

Në janar presidenti njoftoi reduktim me 60% të delegacioneve zyrtare të udhëtimit ndërsa dje u nis për në Francë me avionin e tij të sapo-blerë Airbus A330, që i shtohet flotës presidenciale prej rreth pesë avionësh.

Kostoja e avionit nuk është publikuar ashtu si dhe as motivi i udhëtimit në Francë.

Përdorues të shumtë në rrjet shpreheshin të zemëruar me shpenzimet e presidencës në një kohë kur predikon kursime dhe varfëri për popullin

“Qeveria e Tinubu u thotë nigerianëve të mbajnë barrën e shkurtimeve të shpenzimeve, ndërsa paguan para të thata për avion të ri privat e presidencial”, shkruante përdoruesi vendas @RealOlaudah.

“Avioni i ri i Tinubu është blerë për 150 miliardë naira ($90 milionë) në kohë vuajtjeje e urie, çka tregon sa i pandjeshëm është ai ndaj vuajtjeve të çdo nigeriani”, shtonte përdoruesi @Timi_The_Law.

Avioni është në fakt një model 15-vjeçar me një vlerë tregu rreth $600m dhe besohet se ka konfigurim për fluturime VIP. Ai zëvendëson modelin e vjetër presidencial Boeing BBJ 737-700, shkruan rrjeti BBC.

Nuk dihet nëse blerja e avioni është përfshirë në buxhetin vjetor prej 35.06 trilion naira që u kalua muajin e kaluar nga parlamenti.

FOTO GALERI
1/2
“Avioni i ri i Tinubu është blerë për 150 miliardë naira ($90 milionë) në kohë vuajtjeje e urie, çka tregon sa i pandjeshëm është ai ndaj vuajtjeve të çdo nigeriani”, shtonte përdoruesi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA