29/12 18:37
Kryetari i Partisë së Lirisë, në një deklaratë për media, mes të tjerash ka rrëfyer një bisedë me një fshatar nga Kruja, i cili i kishte treguar se nuk i bënin dot letrat për të marrë ndihmë nga shteti.
“Takova një xhaxha Ibrahimin në Malësinë e Krujës. Ndalova se më pëlqyen ato delet. E pyeta ‘sa krekë ke?’, kishte nja 85. ‘Sa merr nga shteti?’, e pyeta. ‘Unë nuk marr dot se nuk kap 100, por edhe ta kesh, ata t’i bëjnë letrat dhe nuk marrin dot’, tha”, tregoi ai.
“Ai xhaxhai të jetë i sigurt që do të marrë të paktën 5 mijë euro çdo vit, për çdo litër qumësht, kec të lindur apo të therur, apo shumë aspekte të tjera”, tha Meta, më tej.
Top Channel