Më parë ajo turpërohej me gjuhën e saj të trashë, por tani i ka dhënë një rekord botëror (fotot)

21/08/2024 16:56

Megjithëse më parë turpërohej për gjuhën e saj çuditërisht të madhe, Brittany Lacayo ka fituar një rekord botëror  Guinness për gjuhën më të gjerë se një kartë krediti.

Avokatja amerikane ishte shumë e ndrojtur për organin e saj të pazakontë dhe i shmangej zbulimit nga kolegët e zyrës, por tashmë raportohet se ka tejkaluar heshtjen e saj deh ka rekordin botëror.

Brittany Lacayo nga Houston, Texas, ka fituar rekordin me gjerësinë e gjuhës prej 7.90cm, shkruanin rekordet Guinness në artikullin e publikuar para disa ditësh në faqen e tyre të internetit.

Gruaja ka thënë për Guinness, se e dinte që e kishte gjuhën të madhe që kur ishte adoleshente, pasi ishte tallur për këtë nga të tjerët ose familjarët.

Ajo shtonte se njerëzit shokoheshin ose bëheshin shumë kuriozë kur e shihnin.


Ajo nisi të besonte se mund të kishte gjuhën më të gjerë kur pa një video të Emily Schlenker e cila kishte fituar rekordin për gjuhën më të gjerë për femra me 7.33cm gjerësi. Ndërkohë babai i Schlenker, Byron, mbante rekordin për gjuhën më të gjerë mes meshkujve.

Lacayo arriti të marrë rekordin nga Schlenker në 2015 dhe prej atëherë është intervistuar shpesh nga mediat, shkruan rrjeti The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Brittany Lacayo nga Houston, Texas, ka fituar rekordin me gjerësinë e gjuhës prej 7.90cm, shkruanin rekordet Guinness

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA