Ishte nisur për Londër! Turbulencat e frikshme detyrojnë avionin të bëjë ulje urgjente në Romë, stjuardesat thyejnë këmbët

21/08/2024 16:26

Një aeroplan që nisej nga Korfuzi i Greqisë, me destinacion Londrën bëri një ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës për shkak të turbulencave.

Aeroplani transportonte 181 persona, përfshirë 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Teksa fluturonte mbi hapësirën ajrore italiane më 19 gusht, ai u ndesh me problemin e motit që shkaktoi një valë turbulencash.

Dy stjuardesa mbetën të plagosur. Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve (ANSV) po heton çështjen dhe e ka cilësuar ngjarjen si “aksident”.

Avioni hasi turbulenca rreth orës 13:00 ndërsa ishte në 8588 metra mbi nivelin e detit dhe udhëtonte me 779 kilometra në orë.

Goditja ndodhi teksa stafi i fluturimit po përgatiste të shpërndante drekën dhe nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.

Më pas pilotët vendosën të devijojnë rrugën dhe të ulen në Fiumicino për të lejuar dy stjuardesat e plagosura të merrnin ndihmën e parë.

Një pasagjer i tha gazetës Mirror se “dy anëtarë të ekuipazhit të kabinës u plagosën duke thyer këmbën, gjë që rezultoi në një ulje emergjente në Romë për t’u dërguar në spital”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA