Deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit të kronikës së zezë në vendin tonë.
Ai shkruan se “rendi dhe siguria publike në pikiatë, vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë ndërkohë që halli më i madh i policisë politike është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet!”.
“Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë!
Vetëm çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe rikthimi i saj në shinat e ligjshmërisë rikthen besimin tek punonjësit e policisë dhe e kthen policinë e shtetit në shërbim të interesave të qytetarëve dhe jo në interesa të bandave!
Ndërkohë që krimi ka marrë dhenë në rrugë ministri i brëndshëm as dihet ku është fshehur!”, shkruan ai.
Top Channel