Vetëm në gusht, 73 mijë turistë erdhën përmes portit të Durrësit! Dalje u regjistruan më pak

19/08/2024 14:01

120,810 pasagjerë kanë udhëtuar nga dhe drejt portit të Durrësit përgjatë gjysmës së parë të muajit gusht.

Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona kanë transportuar 73, 701 pasagjerë në hyrje dhe 47, 109 pasagjerë janë regjistruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.

Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e trageteve përgjatë periudhës 1-15 gusht 2024 numërohen 32,797 automjete dhe 3,950 kamiona dhe trailerë.

Të gjitha operatorët shtetërore dhe private që operojnë në portin më të madh në vend janë angazhuar në mbarëvajtjen e operacioneve në Terminalin e Trageteve, periudhë e cila përkon dhe me pikun e sezonit turistik veror.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA