Tentoi të dilte nga Shqipëria me 41 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 50-vjeçarja. I sekuestrohen paratë

19/08/2024 10:33

Një 50-vjeçare greke është nën hetim nga policia, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria, në pikën kufitare në Kakavijë me 41 mijë euro të padeklaruara.

Policia Kufitare ka kryer kontroll në çantën e shtetases Zh. D., ku u gjetën eurot, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit dhe policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen Zh. D., 50 vjeçe, banuese në Greqi, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA