Kategoria Superiore ka mbyllur javën e parë pas tre dueleve të luajtura në mbrëmjen e sotme.
Pas barazimit të Laçit me Tiranën në shifrat 0-0, radhën e kishin dy duelet e tjera, Partizani-Vllaznia dhe Skënderbeu-AF Elbasani.
Në përballjen e pretendentëve të luajtur në “Arenën e Demave”, tre pikët i shkuan ekipit shkodran të Brdariç. Ishte Alivoda i cili në minutën e 31’, pas një rrëmuje në zonë ndëshkoi të kuqtë e kryeqytetit. Gjërat u bënë më të vështira për skuadrën e Abilaliajt, pas daljes me karton të kuq të Vangjel Zguros në minutën e 49’, teksa kuqeblutë e ruajtën të paprekur rezultatin deri në fund.
Në duelin tjetër, atë mes Skënderbeut dhe AF Elbasanit, nuk pati fitues. Korçarët gjetën të parët rrjetën me anë të Prençit në minutën e 18’, por vetëm 8 minuta nga fundi, ishte Bruno Lulaj ai që riktheu baraspeshën dhe i dha pikën e parë në debutim “tigrave” verdheblu.
Kështu Vllaznia i bashkohet në krye të renditjes Egnatias dhe Teutës që janë me nga tre pikë.
REZULTATET:
SOT (19.08.2024)
PARTIZANI 0-1 VLLAZNIA
Alivoda 31’
SKËNDERBEU 1-1 AF ELBASANI
Prençi 18’ / Lulaj 82’
LAÇI 0-0 TIRANA
DJE (18.08.2024)
DINAMO 0-2 EGNATIA
Vuthaj (P) 47’, Lushkja 69’
TEUTA 2-1 BYLIS
E. Vila 21′, 89′ / Walisson 14′
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI – VLLAZNIA
SKËNDERBEU – AF ELBASANI
Top Channel