Shembja e pashpjeguar e një piramide të lashtë në Meksikë po interpretohet si ‘ngjarje ogurzezë’ nga mediat, edhe nuk është përcaktuar nëse ka ndodhur spontanisht apo ishte një sabotim.
Piramida 1,100-vjeçare e tullave në parkun arkeologjik Ihuatzio në shtetin meksikan Michoacán, është shembur në njërën anë të saj, në dukje pas shirave të dendur në rajon.
Piramidat janë ndërtuar në brigjet lindore të liqenit Pátzcuaro, të banuar nga perandoria Purépecha prej vitit 900 p.e.s. deri në mbërritjen e kolonizatorëve rreth vitit 1530.
Pasardhësit e fiseve të lashta Purépecha thonë se shembja e stuhia tregon për ‘pakënaqësinë e Zotave’.
Ndërsa zyrtarët e arkeologjisë meksikane thanë se shirat e rrëmbyer kanë prishur stabilitetin e basenit të liqenit që ka ndihmuar në shembjen e strukturës së lashtë.
Ata pretendonin se shembja vinte nga shkaqe natyrale, ndërsa pasardhës së fiseve Purépecha sugjeronin versione më dashakeqe.
“Paraardhësit tanë ndërtues do të thonin se kjo tregon për afrimin e një ngjarjeje të rëndësishme”, shkruante indigjeni Tariakuiri Alvarez, në rrjetin Facebook.
Ihuatzio konsiderohej si kryeqyteti Purépecha deri në fundin e mbretërimit të fisit në shekullin e 16-të.
Vendi ka qenë gjithashtu skena e betejës fitimtare të fisit Purépecha ndaj perandorisë në fund të shekullit të 15-të, shkruan rrjeti britanik Metro.
Për gati 10 vjet mbreti i Purépecha, Tzitzic Pandacuare mbrojti fisin e tij nga sulmet Azteke.
Sot piramidat Ihuatzio konsiderohet nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në rajon.
Top Channel