Ukraina ka goditur dhe dëmtuar një urë të tretë mbi lumin Seym, pranë fshatit Karyzh në rajonin Kursk të Rusisë, sipas një anëtari të Komitetit Hetues të Rusisë.
Deri më tani, shkalla e dëmtimit të urës është e paqartë, por nëse ajo është shkatërruar plotësisht apo edhe pjesërisht, mund të pengojë rëndë aftësinë e Rusisë për të dërguar automjete të blinduara të rënda dhe pajisje të tjera thelbësore për të kundërshtuar ukrainasit.
Një komandant ukrainas tha të dielën se forcat e saj ajrore kishin shkatërruar një urë strategjike mbi lumin Seym në rajonin e Kursk – e dyta e sulmuar nga Ukraina që nga e premtja – duke kufizuar kapacitetin e furnizimit të një grupi rus që kundërshtonte avancimin ukrainas.
Ndërkohë, Ukraina e ka vënë Vladimir Putinin “në një pozicion që nuk e kishte ëndërruar kurrë në makthet e tij më të këqija”, tha ish-sekretari i jashtëm britanik Malcolm Rifkind për Sky News.
“Epo kjo luftë ka qenë një fatkeqësi për të, ndryshimi në NATO ka qenë anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës, gjë që nuk e kishin bërë kurrë për gati 70 vjet, dhe tani ai gjen pjesë të Rusisë të pushtuara nga ukrainasit, shtoi ai.
Top Channel