Plagosja me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’, 45-vjeçari i ngacmoi partneren efektivit të policisë

19/08/2024 18:25

45-vjeçari Lorenc Kosta ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të hëne në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.

Autori i identifikuar si Erjon Goxhara, punonjës policie, e ka plagosur 45-vjeçarin 5 herë me plumb në këmbë, pasi ky i fundit dyshohet se i ka ngacmuar partneren.

Policia thotë se i plagosuri ndodhet në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA