
Që prej 15 gushtit ka nisur pelegrinazhi në Malin e Tomorrit për të gjithë besimtarët bektashianë, rite fetare që do të zgjasin 10 ditë, deri në 25 gusht me gosti dhe shfaqje muzikore, teksa vizitohen Teqeja e Kulmakut dhe varri i Abaz Aliut.
Baba Mondi në një konferencë për shtyp njoftoi se Kryegjyshata Bektashiane ka marr masat e nevojshme për të garantuar mirëorganizimin e festës.
“Pritet të vijnë deri në 700 mijë-800 mijë pelegrinë deri në datë 25. Kemi marr masa për infrastrukturën, kalimin e veturave, për mjetet higjeno-sanitare për vendet ku do drekohet për këtë vend në Tomorr, që njihet si shtëpia e Zotit”, thotë Baba Mondi.
Kryegjyshata botërore kërkoi nga pelegrinët që të shijojnë këto ditë të shenjta, por në të njëjtën kohë të jenë të kujdesshëm ndaj zjarreve.
Top Channel