‘Rrjeti i komunikimeve rrezikon të përdoret për spiunazh ose aktivitete të jashtëligjshme’, pretendonte bashkia e Amsterdamit duke justifikuar vendimin e kontestuar.
Prandaj institucioni i kryeqytetit holandez ka ndaluar punonjësit e saj të instalojnë aplikacionin e njohur të mesazheve e komunikimeve në celularët e tyre, duke cituar rrezikun e aktiviteteve kriminale, sipas rrjetit vendas BNR.
Një zëdhënës i bashkisë së Amsterdam, këshilltari Alexander Scholtes konfirmonte lëvizjen duke thënë se në fakt është vendosur prej prillit por nuk është komunikuar publikisht.
Telegram është një hapësirë e sigurt “për hakerat, kriminelët kibernetikë apo trafikantët e drogave, apo dje spiunazhin”, shtonte Scholtes.
Megjithë kritikat për lirinë e shprehjes dhe të informacionit, ministria e brendshme e Holandës ka hartuar një listë programesh që sipas saj “nuk duhet të instalohen në celularë, prej rrezikut të spiunazhit”, sipas rrjetit BNR.
Telegram, që përdoret nga miliona njerëz në Holandë, është aplikacioni më i madh që ndalohet, pas rrjetit TikTok që u ndalua për celularët vitin e kaluar.
Telegram me pronësi ruse, është aplikacioni i mesazheve më i përdorur në Rusi dhe ka shtuar popullaritetin vitet e fundit, veçanërisht për disa ndryshimeve të kontestuara të privatësisë të aplikacioneve të grupit Meta.
Pronari rrjeti Pavel Durov insiston se respekton privatësinë e përdoruesve teksa në një intervistë të fundit ka thënë se refuzon të ndajë të dhënat me ente qeveritare të SHBA.
Durov shtoi se Telegram ka 1 miliardë përdorues aktivë dhe është përgjigja e Rusisë ndaj rrjetit Facebook, edhe pse prej vitesh ai vetë jeton në Dubai.
Top Channel