Kalendari dhe renditja/ Egnatia dhe Vllaznia e nisin me hap kampioni, Partizani dhe Dinamo në fund. Ja çfarë rezervon java e ardhshme

19/08/2024 22:33

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të parë, me pesë takime që u luajtën në harkun e dy ditëve.

Egnatia kampione mban vendin e parë fal golavarazhit, teksa tre pikë kanë marrë edhe Vllaznia me Teutën. Pas tyre vijnë katër skuadra të tjera. Skënderbeu, Elbasani, Tirana dhe Laçi. Tabelën më pas e mbyllin Bylis, Partizani dhe Dinamo.

Gjithsesi gara është e gjatë, teksa skuadrat do të përgatiten menjëherë për javën e ardhshme.

Vllaznia pret në Shkodër Tiranën, ndërsa Partizani luan sërish në shtëpi, kësaj radhe kundër Skënderbeut. Egnatia rikteheht të luajë në Rrogozhinë, aty ku do të presë Laçin, ndërsa dy takimet e tjera janë AF Elbasani-Teuta dhe Bylis-Dinamo.

KALENDARI – JAVA E DYTË:

25 GUSHT

EGNATIA – LAÇI 17:00

PARTIZANI – SKËNDERBEU 20:00

VLLAZNIA – TIRANA 20:00

26 GUSHT

BYLIS – DINAMO 17:00

AF ELBASANI – TEUTA 20:00

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA