FOTO/ Mbeti i vrarë pas aksidentit me Jet Ski, mediat italiane zbulojnë identitetin e 19-vjeçarit që humbi jetën në Velipojë

19/08/2024 20:38

Një ngjarje e tragjike ndodhi të dielën e 18 gushtit në Velipojë, ku një 19-vjeçar italian mbeti i vrarë pasi u përplas me shokun e tij, teksa bënin xhiro me Jet Ski.

Të dy ata ishin larguar një milje nga perimetri i sigurisë dhe për shkak të manovrave të rrezikshme, ata u aksidentuan, me 19-vjeçarin, Nicola Iorio që humbi jetën në Spitalin e Shkodrës pas plagëve të marra në kokë dhe qafë.

Miku i tij, Salvatore di Tella u arrestua nga policia shqiptare me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”, ndërsa hetimi i është besuar prokurorisë së Shkodrës.

Nicola Iorio, 19 vjeç, kishte ardhur për pushime me të vëllain e të dashurës së tij, Salvatore di Tella, 20 vjeç, të cilët nën efektin e alkoolit, kishin marrë me qera dy Jet Ski në Velipojë dhe u larguan nga perimetri i sigurisë, duke bërë dhe manovra të rrezikshme, e cila më pas solli fundin fatal për Iorion.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Ottavio Corvino, kryebashkiak i Casal di Principe, qyteti në zonën e Caserta ku jetonte i riu, i cili kujtoi 19-vjeçarin me një postim ngushëllimi në Facebook, duke shprehur solidaritetin dhe afërsinë me familjen.

“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësoj vdekjen tragjike të të riut Nicola Iorio, një nga bashkëqytetarët tanë vetëm 19 vjeç. Nicola ka mbetur viktimë e një aksidenti të tmerrshëm në ujërat e Velipojës, në Shqipëri, gjatë asaj që supozohej të ishte një festë e shkujdesur. Lajmi tronditi thellësisht komunitetin tonë.

Në këtë moment dhimbjeje të madhe, dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Nicolas. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë ata që e njohën dhe e donin. Si kryetar bashkie, vihem në dispozicion për të ofruar çdo lloj mbështetje për familjen në këtë moment të vështirë. Komuniteti ynë është i bashkuar në pikëllim dhe i gatshëm për të mbështetur këdo që ka nevojë”, shkruan ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA