Aksident me vdekje në Kurbin, 24-vjeçari përplas me makinë këmbësoren

19/08/2024 13:33

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Kurbin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, ku automjeti me drejtues S. K., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. Gj., 72 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, 24-vjeçarin, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA