Magazina e ish-uzinës së përpunimit të naftës dhe një shtëpi pranë saj në Mallakastër vijon të digjet.
Dyshohet se brenda magazinës së braktisur nga pronarët, prej disa muajsh ndodhen lëndë djegëse si solar dhe vajra.
Shtëpia që është djegur ka qenë pjesë e magazinës, por që nga banorë të zonës është kthyer në banesë.
Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:00, në fshatin Lavdan, Ballsh, në ambientet e një magazine private ka rënë zjarr.
Në këtë magazinë dyshohet se nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel