26/12 14:33
Reali i Madridit e ka nisur keq sezonin e ri në La Liga për të mbrojtur titullin kampion, duke barazuar 1-1 në transfertë me Mallorcan.
Sfida nisi mjaft mirë për “Los Blancos”, të cilët shënuan në minutën e 13’ me Rodrygo, i cili shënoi një supergol.
Por festën e kampionëve të Europës e prishi pikërisht Vedat Muriqi, që barazoi takimin në minutën e 53’. Gjërat u mbyllën në mënyrën më të keqe për ekipin e Ancelottit pas daljes me karton të kuq të Mendy.
Pas takimit Muriqi fitoi dhe çmimin si “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa Mbappe me shokë duhet të mbledhin forcat për ndeshjen e radhës në kampionat.
REZULTATI:
MALLORCA 1-1 REAL MADRID
Muriqi 53’ / Rodrygo 13’
GOLI I MURIQIT (VIDEO)
GOLI I RODRYGO (VIDEO)
Top Channel