Ekskluzive/ Ekstradimi i 4 britanikëve dhe Edmond Haxhisë, Shqipëria “blindon” Londrën me prova shtesë

18/08/2024 15:00

Në procesin e ekstradimit  në gjykatën e Londrës, të katër britanikëve dhe një shqiptari të kërkuar nga drejtësia shqiptare nën dyshimin se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, palët kanë dorëzuar komentet finale.

Në këtë proces të pa paprecedentë, shteti shqiptarë kërkues i ekstradimit përfaqësohet prej dy juristëve më të njohur britanik në fushën e ekstradimeve Peter Caldwell dhe David Ball.

Ky është dokumenti final hartuar prej tyre i siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, përmes të cilit ata argumentojnë se përse kjo gjykatë më 27 Gusht duhet ti japë dritë jeshile kërkesës së shtetit shqiptarë për ekstradimin e Edmond Haxhisë,  Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.

Pyetjes së gjykatës nëse ata do të ekstradohet a do të përballen me burgime të përjetshme për gjakmarrje,  pa të drejtë rishikimi të vendimit, përfaqësuesit e Shqipërisë i japin këtë përgjigje.

“Kreu prokurorisë Erjon Shehaj ka sjellë ekzaktësisht këtë lloj garancie, kur thotë se ata nuk do të dënohen në bazë të nenit për gjakmarrje por për një nen tjetër, dënimi të cilit parashikon lirim më të hershëm me shërbim prove. Nuk është vetëm ky prokuror i cili ka lëshuar këtë garanci. Ministri Drejtësisë Ulsi Manja ka shprehur dhe ka aprovuar këtë pozicion të prokurorisë Lezhë”.

Pala mbrojtjes në këtë proces ka sjellë si argument mos-respektimin e të tilla garancive nga shtetit shqiptarë siç ishte rasti të ekstraduarit nga Britania e Madhe, vrasësit të dyfishtë Artan Muça. Përfaqësuesit e shtetit shqiptarë e hedhin poshtë këtë argument.

“Profesor Ledi Bianku në dëshminë e tij tha se nuk kishte informacion për thyerje të garancisë në raste të tjera përveç rastit të Artan Mucës. E kështu mund të themi se ky është një rast i izoluar, një pasojë specifike e cila është sqaruar e nuk do të përsëritet në burgun e Peqinit. Ky ishte një rast i izoluar. Nuk ka prova për thyerje sistematike të letër garancive gjë e cila është pranuar edhe nga profesor Bianku”.

Mbrojtja e Harriet Bridgeman ka paraqitur shqetësimin nëse ajo ekstradohet do të ketë vështirësi komunikimi në burg.

“Nëse zonjusha Bridgeman do të ekstradohet ajo do të përfitojë mundësinë e qëndrimit në një burg të ri atë të Pojskës në Pogradec hapur javën e parë të Korrikut. Është një ambient modern dhe padyshim nuk ka një dytë kaq modern”.

Përfaqësuesit e shtetit shqiptarë Peter Caldwell dhe David Ball i propozojnë gjykatës, ta pranojnë  kërkesën e ekstradimit dhe dërguar atë për firmën e sekretares së shtetit për punën e brendshme e cila do të vendosë, nëse ata duhet të ekstradohen bazuar në nenin 87/3 të aktit britanik të ekstradimeve 2003.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA