Alain Delon, ikona enigmatike! Nga simpatia për marksizmin te miqësia me Le Pen dhe problemet familjare për trashëgiminë

18/08/2024 20:56

Jeta e aktorit legjendar Alain Delon ishte e mbushur me të gjitha ngjyrat. Ai ishte një aktor i jashtëzakonshëm, i cili krenohej se “i jetonte, jo interpretonte” rolet e tij.

Tashmë ka nga ata që kujtojnë karrierën e tij të jashtëzakonshme, nga ata që nënvizojnë se ai punoi me regjisorët më të mëdhenj evropianë, nga Visconti te Losey, nga Antonioni te Schloendorff te Clément, dhe shumë pajtohen me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili renditi rolet e tij më legjendare, duke bërë homazhe për atë që ai e konsideron “një monument francez”.

Megjithatë, ka nga ata që kujtojnë fotot me themeluesen e Frontit Kombëtar, Jean-Marie Le Pen. Dhe frazat seksiste, për shembull ato të vitit 2013, si “Nuk më interesojnë çiftet homoseksuale por jam kundër birësimit të fëmijëve”.

Në një koment për LGBT, Delon ka thënë se ishte “një lëvizje që është kundër natyrës”, deklaratë që tërhoqi vëmendje. Në 2019-ën, një peticion në internet mblodhi mbi njëzet mijë nënshkrime brenda pak orëve të cilin e quanin aktorin “racist, homofobik dhe mizogjen”.

Nga një burrë që kishte dashur disa nga gratë më të bukura të shekullit, vetëm kohët e fundit e pranoi se kishte vuajtur nga depresioni dhe se kishte menduar për vetëvrasje. Në një intervistë ai u përgjigj, kur u pyet nëse ndihej maço, “Nuk e di se çfarë do të thotë. Nëse maço do të thotë të japësh një shuplakë, po, kam qenë maço, por e kam marrë edhe nga femrat. Por unë nuk jam tip që godas, veçanërisht me gratë që dua”. Ekziston një foto nga vitet 1960 që e tregon atë duke mbajtur djalin e tij Anthony, sikur të ishte një shkop ose një panine. Delon ka thënë se nëse nuk do të kishte qenë aktor, do të kishte qenë “një gangster”.

Pamje të tjera historike, që tërhoqën polemika të mëdha, ishin ato me Le Pen, dhe në kohët kur Fronti Kombëtar, partia e themeluar nga ish-SS ishte ende larg nga “de-diabolizimi” nga vajza e tij; kohët kur Le Pen fyente hebrenjtë. Në vitin 1987, Delon tha se e njihte prej kohësh lidere ultra të djathtë franceze, pasi të dy kishin marrë pjesë në luftën në Indokinë në vitin 1956. Ishte “periudha e jetës sime që më shënoi më e lumtura”, rrëfeu ai për përvojën e tij vullnetare në front. Dhe që atëherë, ai tha se: “Unë kam mbetur një simpatizant i Le Pen”.

Shumë vite më vonë, ai doli në një dokumentar ndërsa i telefonoi Le Penit për ta uruar për rezultatin e mirë në zgjedhje. Në vitin 2013, ai pranoi se “aprovonte dhe kuptonte në mënyrë të përsosur” popullaritetin në rritje të një partie ksenofobike dhe ultranacionaliste.

Kohët e fundit, i goditur nga çështje të ndryshme, i tradhtuar nga shëndet, Delon ishte strehuar në vilën e tij në Douchy dhe kishte shprehur dëshirën për t’u varrosur atje së bashku me qentë e tij të dashur. Tre fëmijët, Alain Fabien, Anouchka dhe Anthony, të cilët njoftuan vdekjen e tij të dielën në mëngjes, ishin përplasur ashpër për disa kohë mbi fatin dhe trashëgiminë e babait të tyre. Deloni nuk e kishte fshehur kurrë dashurinë e tij për vajzën e tij të vetme, së cilës i kishte lënë gjysmën e trashëgimisë. Dhe Anouchka kishte protestuar kundër vendimit të sistemit të drejtësisë franceze, në prill të këtij viti, për heqjen e mbrojtjes ligjore të aseteve të tij. “Kjo do ta poshtërojë atë,” tha vajza e tij përmes avokatëve të saj.

Por Anouchka kishte qenë në mosmarrëveshje për disa kohë me dy vëllezërit mbi përgjegjësinë për kujdesin e babait të tyre. Një grindje bërë që Alain-Fabien të regjistronte fshehurazi një bisedë midis motrës së tij dhe babait të tij, e cila supozohej të demonstronte tentativën e manipulimit të Alain nga Anouschka.

Në intervistën e tij të fundit përpara se të tërhiqej plotësisht në jetën private, Delon tha në vitin 2021 se beson në Zot dhe rrëfeu se shpesh flet me Madonën: “I detyrohem asaj gjithçka”. Kur u pyet nëse priste të shkonte në ferr apo në parajsë, Delon u përgjigj: “Mendoj diku në mes. I sigurt! Ata nuk janë budallenj atje lart.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA