Rreth 120 mijë udhëtarë kanë lundruar nëpërmjet portit të Durrësit gjatë gjysmës së parë të muajit gusht, shumica e të cilëve, rreth 80 mijë kanë qenë në hyrje.
Kjo fundjavë pritet të shënojë një fluks të ri në hyrje dhe në dalje. Gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi, raporton se një ditë më parë mbërritën në port 2 000 udhëtarë dhe u larguan pas pushimeve në Shqipëri 5000 të tjerë.
Vetëm me 3 tragete sot mbërritën 1 840 persona dhe 575 automjete, ndërsa priten edhe dy tragete të tjera këtë të shtunë.
Të dhënat portuale tregojnë se hyrje-daljet e udhëtarëve këtë muaj kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Jo vetëm emigrantët tanë që jetojnë dhe punojnë në Evropë dhe kthehen për pushime në atdhe, por edhe shumë turistë kanë zgjedhur transportin detar për të vizituar Shqipërinë këtë sezon turistik.
Top Channel