Debati për Reformën Territoriale/ Socialistët ngrenë shqetësimin për personelin, opozita kundër modelit aktual Një zjarr masiv ka shkrumbuar mbi 20 hektarë pyll me pisha në Mallakastër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Zjarri ka përfshirë gjithashtu mbi 1 mijë rrënjë ullinj, dy banesa të pabanuara dhe një banesë të banuar, si dhe dy stalla bagëtish. Për shkak të situatës së rënduar, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të mbrojtjes civile Haki Çako, i cili mbërriti në zonë, ka urdhëruar që nëse është e nevojshme, të ndërmerren masa për evakuimin e banorëve të zonës.
Ardhja e helikopterit ka ulur intensitetin e zjarrit, por është era ajo qe ndez vatra te reja.
Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës, Beso Enveri, terreni ka qenë i vështirë dhe jo vetëm zjarrfikësit, por edhe banorë të zonës kanë punuar me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.
Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri.
Top Channel