VIDEO/ La Liga ngre siparin për sezonin e ri, Bilbao e Nico Williams dështon të fitojë kundër skuadrës madrilene

15/08/2024 21:25

La Liga ka ngritur siparin për sezonin e ri 2024/25, teksa takimi i parë u luajt në “Estadio San Mames” midis Athletic Bilbaos dhe Getafes, e cila u mbyll në rezultatin 1-1.

Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Ernesto Valverdes, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 27’ me Sancet. Gjithsesi, në pjesën e dytë ishin madrilenët që rikthyen barazimin me anë të Uche në minutën e 64’.

Ylli i baskëve, Nico Williams, i cili bvetëm pak ditë më parë konfirmoi se do të qëndronte te skuadra e Bilbaos, u aktivizua nga minuta 72’, por pa mundur të ndryshonte diçka në rezultat.

Kështu Athletic Bilbao dhe Getafe e nisin me nga një pikë këtë sezon të ri, me të dyja skuadra që kanë si objektiv Kupat Europiane.

REZULTATI:

ATHLETIC BILBAO 1-1 GETAFE

Sancet 27’ / Uche 64’

GOLI I UCHE (VIDEO)

GOLI I SANCET (VIDEO)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA