Studime pa asnjë tarifë! Universiteti i Tiranës përjashton nga pagesat shqiptarët në luginën e Preshevës

15/08/2024 15:19

Me kërkesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Universiteti i Tiranës ka miratuar vendimin për përjashtimin nga tarifa e studimit të gjithë kandidatët shqiptarë që aplikojnë nga Serbia.

Top Channel ka siguruar urdhrin, ku në bazë të autonomisë financiare sipas ligjit të arsimit të lartë, Senati akademik i Universitetit të Tiranës është dakordësuar që studentët nga Lugina e Preshevës, kryesisht nga komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ku jetojnë shqiptarët e Serbisë të shkollohen pa asnjë pagesë, në bazë të marrëveshjes akademike për të ndihmuar të rinjtë e atyre trevave të arsimohen.

Fushat në të cilat mund të përfitojnë janë në Fakultetin e Drejtësisë, Ekonomisë, të Shkencave të Natyrës, Histori Filologjisë, Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA