“Ata që krijuan çorbën e pistë kundër policisë e urgjencës flasin për deklarata kontradiktore”, Rama reagon sërish për Pogradecin: Rasti tipik kur…

14/08/2024 19:27
Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku Egli Proga humbi jetën pas ushtrimit të dhunës nga Denis Meçe, ngjarje e cila u tentua të fshihej. 

Rama shkruan se u krijua një çorbë e pistë kundër policisë dhe urgjencës, të cilët tani po flasin për “deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit”, ndërsa e quan rastin si tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht.

Reagimi i Edi Ramës

Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër policisë dhe urgjencës tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore, kur në fakt vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit!

Ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e maskaradës mjafton vetëm fakti se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua asnjë çast komunikatës së Policisë Vendore të Korçës, po së bashku iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.

Prandaj nuk do as mend e as kalem për të kuptuar se dalja publike e niveleve më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Urgjencës Kombëtare, as nuk do të kishte pse të ndoshte nëse burimet e dizinformimit e të keqinformimit do t’i ishin referuar fakteve dhe jo sajesave të njëri-tjetrit.

Dhe faktet janë në dosjet e të dyja institucioneve, madje Urgjenca Kombëtare i ka në një regjistër digjital minutat e sekondat e thirrjeve përkatëse, mu si një pasqyrë kokëfortë për të parë realitetin e të gjithë reagimit shtetëror dhe dallimin e tij me filmin e neveritshëm të të njëjtëve sharlatanë të paudhë që maskaradat i kanë profesion në politikë e në media.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA