Presidenti Volodymyr Zelensky ka konfirmuar për herë të parë se ushtria ukrainase po kryen një ofensivë ndërkufitare brenda rajonit perëndimor të Kurskut të Rusisë.
Presidenti Zelensky konfirmoi në fjalimin e tij të mbrëmshëm të shtunën se ushtria e Ukrainës tani po përparon luftën në “territorin e agresorit”.
Ai vazhdoi të falënderojë “luftëtarët” e Ukrainës dhe tha se kishte diskutuar operacionin në vazhdim në Rusi me komandantin e lartë ushtarak të vendit – Oleksandr Syrskyi.
“Ukraina po provon se me të vërtetë mund të rivendosë drejtësinë dhe të sigurojë presionin e nevojshëm ndaj agresorit”, shtoi Zelensky.
Ai nuk përmendi me emër rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë, ku trupat ukrainase thuhet se kanë pushtuar disa fshatra dhe po kërcënojnë gjithashtu të marrin një qytet rajonal.
Ministria e Jashtme e Rusisë nga ana tjetër ka reaguar duke thënë se ushtria e saj do të japë një “përgjigje të ashpër” ndaj inkursionit.
Të martën, Kievi filloi sulmin e befasishëm dhe ka përparuar më shumë se 10 km (gjashtë milje) brenda Rusisë. Rusia thotë se 76,000 njerëz janë evakuuar nga zonat kufitare në rajonin e Kurskut.
Ky është bastisja më e thellë në vend që kur Moska filloi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Top Channel