Duka në mbrëmjen Gala: Futboll do të luhet edhe pas nesh, rëndësi ka të bëjmë më të mirën dhe lëmë gjurmë
Interi mbylli përgatitjet parasezonale me miqësoren ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”, që përfundoi në barazim 1-1, teksa trajneri Simone Inzaghi vlerësoi paraqitjen e të tijve.
Tekniku zikaltër pranoi vështirësitë në përgatitje dhe kërkoi që tashmë vëmendja të kthehet nga kampionati, aty ky të shtunën do të nisë sezoni i ri me transfertën ndaj Genoas.
“Përgatitjet verore kanë qenë të vështira, por ishte e pritshme, pasi nuk e kemi pasur grupin e plotë. Futbollistët po gjejnë ritmin gradualisht dhe ndaj Chelseat pashë shumë gjëra pozitive. Më pëlqeu që ditëm të vuajmë dhe njëkohësisht të vëmë në vështirësi kundërshtarin. Tani e gjithë vëmendja te ndeshja e parë e kampionatit ndaj Genoas. Skuadra e Gilardinos është në formë dhe ambienti shumë entuziast, ndaj na pret një ndeshje shumë e vështirë”, theksoi Inzaghi./Super Sport
Top Channel