“Ikën Kryetarja jashtë, merr Ermonelën me vete dhe e bën Javë të Gjelbër”, PD akuza maxhorancës: Po e përdorni kohën e takimit me zgjedhësit për arsye personale

11/08/2024 10:59

Java e gjelbër e konceptuar si javë për të takuar elektoratin, po shfrytëzohet nga deputetët për arsye personale. Kështu mendojnë demokratët, shqetësim që e kanë ngritur edhe në Konferencën e Kryetarëve, raporton Top Channel.

Klotilda Bushka: Duke marrë në konsideratë shqetësimet e drejta të kolegëve për mbledhjet e komisioneve, seanca e ditës së hënë mund të fillojë në orën 11:00 me raportimet e institucioneve të pavarura dhe komisionet të bëhen pak më herët, për çështjet që janë të rëndësishme, ndërsa për të tjerat të vijojnë të martën. Ne duhet të vendosim se sa orë do të jetë debati që do të zhvillohet për pesë institucionet. Unë sugjeroj që të jetë 7 orë në total i gjithë debati dhe më pas të vijojmë me diskutimet e të gjithë deputetëve që duan të flasin për problemet e zgjedhësve, sepse jemi pas Javës së Gjelbër.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po pra, 7 orë në total, 5 orë për institucionet e drejtësisë dhe 2 orë për zgjedhësit. Ky është propozimi.

Agron Gjekmarkaj: Po, zoti Bardhi.

Gazment Bardhi: E para, koha për zgjedhësit është e caktuar në Rregullore, se ne e kemi prishur rregullin, që është java e fundit e muajit, dhe e bëjmë Javën e Gjelbër kur të na teket. Pra, kanë deputetët për të shkuar në Gjermani për të parë ndeshjen, ne e bëjmë Javë të Gjelbër, ka një udhëtim Kryetarja e Kuvendit dhe thotë që për hatrin tim e bëjmë Javë të Gjelbër…

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Gazment Bardhi: Kështu na tha herës tjetër, kam një udhëtim me Ermonelën dhe nuk ka se kush e drejton Kuvendin, ndaj do ta bëjmë Javë të Gjelbër. Pra, nga java e fundit e çuam…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA