Spektakli ngjyrë rozë që dhurojnë flamingot në lagunën e Nartës ka shtuar interesin e turistëve vendas dhe të huaj, për të vizituar zonën e mbrojtur në Vlorë.
Në paketat turistike është shtuar tashmë edhe laguna e nartës, ku përpos natyrës së veçantë, mund të shijohet edhe pamja që ofrojnë rreth 5000 flamingot që qëndrojnë atje.
Drejtuesi i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Vlorë shpjegon se përse Narta është një habitat i përshtatshëm për flamingot, dhe se si është dyfishuar numri i tyre ne lagunë.
Pigmenti rozë që kanë flamingot është karakteristika kryesore që tërheq vëmendjen. Specialisti i zonave të mbrojtura shuan kuriozitetin për ngjyrën e flamingove dhe për ushqimin që preferojnë.
Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe në vend dhe sipas specialistëve është habitati kryesor i mbi 20 mije shpendëve, nga të cilët më të veçantët janë flamingot dhe pelikanët.
Top Channel