Formula 1/Pas fitores së tij të parë, Antonelli: Thuajse pësova infarkt në fund…tani, garat me radhë 15/03 11:42
Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev, ka rrëmbyer medaljen e parë olimpike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen për sportistin e SK Tiranës dhe e vlerësoi si një arritje historike, marrien e medaljes së bronztë.
“Historikeeee! Chermen Valiev me Medalje Bronzi! Shqipëria merr për hërë të parë një medalje në lojërat Olimpike. Mundësi i SK Tiranës, në Paris 2024 na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer. Forca!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.
Në ekipin që përfaqëson Shqipërinë në lojërat olimpike Paris 2024, janë 6 sportistë nga Sport Klub Tirana.
Top Channel