Mundësi i SK Tiranës fiton medaljen e parë olimpike për Shqipërinë, Veliaj: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer

10/08/2024 21:24

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev, ka rrëmbyer medaljen e parë olimpike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen për sportistin e SK Tiranës dhe e vlerësoi si një arritje historike, marrien e medaljes së bronztë.

“Historikeeee! Chermen Valiev me Medalje Bronzi!  Shqipëria merr për hërë të parë një medalje në lojërat Olimpike.  Mundësi i SK Tiranës, në  Paris 2024 na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer. Forca!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.

Në ekipin që përfaqëson Shqipërinë në lojërat olimpike Paris 2024, janë 6 sportistë nga Sport Klub Tirana.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA