VIDEO/ Nga golat e Dakut dhe Asanit te asisti i Bajramit, futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në startin e sezonit me skuadrat e tyre

09/08/2024 23:02

Starti i sezonit të ri ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për futbollistët e Kombëtares shqiptare.

Mirlind Daku vazhdon të dhurojë spektakël me Rubin Kazanin, teksa është nën “lupën” e disa klubeve në Europë. Në sfidën kundër Rostov, sulmuesi i Kombëtares shpëtoi ekipin e tij nga humbja, duke rikthyer baraspeshën në minutën e 62’ falë një 11-metërshi. Ky ishte dhe goli 3 i Dakut në 4 ndeshje këtë sezon, teksa numëron dhe 2 asiste.

KLIKO KËTU PËR VIDEON E GOLIT TË DAKUT

Protagonist ishte dhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Jasir Asani. Në minutën e 79’ të takimit kundër Jeonbuk, sulmuesi hyri në zonë dhe me të majtën dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e vetëm të sfidës dhe duke i dhënë tre pikë Gëangju, me kampionatin në Korenë e Jugut që ndodhet në gjysmën e saj.

Nga Asani te Bajrami. Ylli i kuqezinjve të Sylvinhos e nisi mjaft mirë sezonin me Sassuolon. Në sfidën e Kupës së Italisë kundër Cittadellas, aty ku aktivizohet portieri i Kombëtares Elhan Kastrati, Bajrami dhuroi një superasist për Mulattierin në minutën e 45’, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, teksa sfida përfundoi 2-1 për Sassuolon.

Vend për festë kishte dhe për sulmuesin e Kombëtares së moshave, Armando Dobra. 23-vjeçari kuqezi e nisi sezonin me Chesterfieldin me gol në minutën e 15, me sfidën që u mbyll në barazim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA