Spanja dominon dhe Olimpiadën, “La Roja” fiton medaljen e artë në Paris pas finales spektakolare me Francën

09/08/2024 20:55

Spanja është kampione olimpike e “Paris 2024” në futbollin e meshkujve, duke mposhtur në finale Francën me rezultatin 3-5.

Sfida nisi mjaft mirë për “Gjelat” e Henry, të cilët kaluan në avantazh me Millot në minutën e 11’, por nga minuta e 18’ deri në të 28’, “La Roja shënoi tre herë me Fermin Lopez dhe Baena.

Gjithsesi “Gjelat” nuk u dorëzuan, të cilët shkurtuan diferencën në minutën e 79’ me Akliouche, ndërsa Mateta shënoi nga pika e bardhë në minutën e 93’ për ta çuar sfidën në shtesë.

30 minutat shtesë më pas folën vetëm për Spanjën, të cilët gjetën dy herë rrjetën në të dyja pjesët me Camello.

Kështu Spanja fiton medaljen e artë në Olimpiadë, vetëm pak javë pasi u shpall kampione Europe në Gjermani, teksa e arriti për herë të dytë në histori, pas asaj në 1992-shin.

REZULTATI:

FRANCË 3-5 SPANJË

Millot 11’, Akliouche 79’, Mateta (P) 90+3’ / F. Lopez 18’, 25’, Baena 28’, Camello 100’, 120+1’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA