FOTO/ Liqenin e Pogradecit e “pushtojnë” pushuesit vendas e të huaj! Fshati Lin, destinacioni i preferuar

09/08/2024 09:08

Liqeni i Pogradecit duket se është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për shumë pushues nga e gjithë Shqipëria.

Plazhet Pogradecit janë mbushur plot me pushues, të cilët këtë vit kanë preferuar qetësinë dhe freskinë.

Fshati Lin është një nga vendet që çdo vit ka tërhequr turistë të huaj dhe vendas, për bukuritë e tij natyrore. Edhe këtë vit plazhi pranë Linit duket se është i preferuar për shumë njerëz. Disa foto të shkrepura nga LSA tregojnë pushuesit që kanë mbushur liqenin plot duke u larë në liqen dhe duke marrë rrezet e diellit.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA